Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër Kuvendin, ndërsa e ka cilësuar atë ‘parlament ‘rrobaqepësi’ që qep ligje me porosi oligarkësh’, i cili rrëzoi dje 3 dekrete të presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili theksoi se Parlamenti ka vdekur si institucion qe miraton ligje në emër të së mirës publike.

“Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit. Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën. Ligji i dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat. Ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.”,- shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Parlamenti “Rrobaqepësi”, qe qep ligje me porosi oligarkesh!
Parlamenti ka vdekur si institucion qe miraton ligje ne emer te se mires publike.
Parlamenti si rrobaqepësi ligjesh merr ” porosine” nga oligarket dhe me merak qep ligjin qe oligarket duan dhe shkelin kushtetuten, intetesin publik, xhepin e shqiptareve te zakonshem dhe ç’tu dale perpara.
Parlamenti eshte vendosur fëlliqshëm kunder te mires publike dhe ne krah te grabitqareve kliente te qeverise rilindase.
Sot Komisionet e Parlamentit “rrobaqepësi” rrezuan tre dekrete te Presidentit, qe kishte kthyer tre ligje.
Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit.
Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën.
Ligji i dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat. Ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo “rrobaqepësi” parlamentare tregoi qarte se eshte armike e shqiptareve dhe nje rrecke qelbur qe mbush xhepin e oligarkeve dhe te qeverise.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb