TURQI-Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi sot homologun e tij rus, Vladimir Poutin, se nuk iu prgjigj telefonatave pasi ushtria turke rrëzoi avionin ushtarak rus që akuzohet se kishte shkelur hapësirën ajrore në kufij me sirinë.

“Pas ngjarjes, telefonova Putinin, por deri tani Putini nuk është përgjigjur”, deklaroi Erdogani në një intervistë për kanalin televiziv francez “France 24”.

“Nëse do ta dinim se ishte një avion rus, ndoshta do të kishte pasur paralajmërime të një tjetër natyre”, vazhdoi presidenti turk.

Aviacioni turk rrëzoi të martën një avion bombardues rus të tipit “Sukhoi Su-24” që sipas Ankarasë kishte shkelur hapësirën e saj ajrore dhe ndonëse e kishte paralajmëruar dhjetë herë.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: