Një nga dy pilotët amerikanë të avionit luftarak F-15 që u rrëzua në Iran është shpëtuar nga forcat amerikane, raporton NBC News.

Një mision kërkim-shpëtimi po vazhdon për të gjetur anëtarin e dytë të ekuipazhit.

Më parë, forcat amerikane konfirmuan rrëzimin e avionit luftarak amerikan nga forcat iraniane. Avioni i rrëzuar, është avion luftarak me shumë misione që u shfaq për herë të parë në Luftën e Gjirit.

F-15E Strike Eagle, që i përket Skuadronit të 494-të të Forcave Ajrore Amerikane.

Skuadroni është i bazuar në bazën Lakenheath në Britani dhe është menduar kryesisht për operacione në zonën evropiane në bashkëpunim me forcat e NATO-s.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: