Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, në emisionin ‘Kjo Javë” në News24, u ndal tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi Kuvendin, duke mos shkarkuar presidentin e Republikës Ilir Meta.

Spiropali theksoi se mazhoranca e ka bërë të qartë mendimin  saj për presidentin Meta qoftë me fjalë, por edhe me vota.

Më tej Spiropali shtoi se presidenti e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët.

“Se çmendojmë për Metën e kemi shprehur me fjalë dhe votë dhe i qëndrojmë votës tonë. Kuvendi e ka shkarkuar Metën, kemi një vendin të Gjykatës Kushtetuese dhe në nuk gjykojmë mbi gjykimet e gjykatave. Ne respektojmë vendimin e GjK por kemi të drejtën e mendimit dhe gjykimit tonë. Ne gjykimin e kemi dhënë me votë, për ne e ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën. Ne ëndërrojmë të kemi në kryer një president që mund të komunikohet që nuk nxit urrejtje dhe nuk ka sfurqe e mjete të tjera.”, tha ajo

Si do ta shihni tani Ilir Metën?

Spiropali: Mendoj se forca e tij është dobësia e tij, e cila do të shpërfaqet dukshëm kur Meta të dalë përpara qytetarë dhe të kuptojë se çfarë zhgënjimi i madh ka qenë për këtë vend. Do ta shikojë kur të dalë nga shtëpia e lirisë të mos jetë shtëpi , por një kasolle.

Në muajin prill do të nisë procedura për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm është e gatshme mazhoranca për bashkëpunim me opozitën për emër të ri?

Spiropali: Ka ardhur koha të konsultohemi, jemi të gatshëm t’i pyesim të gjithë. Madje edhe përmes një Këshillimi Kombëtar. Është bërë e vështirë të konsultohesh me opozitën , por me qytetarët dhe këdo që ka opinion për këtë çështje patjetër…Por Kushtetuta përcakton disa kritere dhe patjetër që do t’i respektojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: