Një pilot u vra kur një avion luftarak vietnamez i forcave ajrore u rrëzua gjatë një seance stërvitore në veri të vendit.

Aksidenti ndodhi në mesditë në provincën Yen Bai dhe piloti 30-vjeçar vdiq teksa po përpiqej të ulte avionin Su-22 të prodhimit rus në një aeroport lokal, njoftoi Agjencia zyrtare e Lajmeve të Vietnamit.

Ministria e mbrojtjes e Vietnamit ka nisur një hetim për shkakun e aksidentit.

Dy pilotë u vranë në një stërvitje të ngjashme në Vietnamin qendror në vitin 2018, ndërsa dy u detyruan të hidheshin mbi Detin e Kinës Jugore në vitin 2015 kur avioni i tyre Su-22 u rrëzua.

Vietnami mbështetet shumë tek Rusia për prokurimet e saj ushtarake, megjithëse po kërkon të diversifikojë furnizuesit e pajisjeve dhe armëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb