Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pasi një balonë me ajër të nxehtë u rrëzua ndërsa po ulej në një fushë në Friesland.

Dëshmitarët thanë se balona humbi lartësinë papritur ndërsa po i afrohej tokës pranë De Hoeve, rreth 15 km në juglindje të Heerenveen në Holandë, shkruajnë mediat e huaja.

“Balona u përplas disa herë, duke bërë që njerëzit të binin nga shporta. Ata u lënduan rëndë dhe u desh të trajtoheshin nga ne dhe të dërgoheshin në spital”, tha punonjësi i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit Jan Willem Zwart.

Një person vdiq në vendngjarje ndërsa pesë të tjerë dërguan në spital, tre prej tyre me lëndime të rënda.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb