Një helikopter mjekësor është rrëzuar natën e kaluar në një zonë të ngarkuar të 50th Avenue në Sacramento të Kalifornisë, duke plagosur tre persona, njofton operatori i shërbimit ajror mjekësor.
Në këtë bord, fatmirësisht nuk kishte pacientë në momentin e aksidentit.
Ndërkaq, mbi këtë rast Kryebashkiaku i Sacramentos, Kevin McCarthy ka reaguar përmes një postimi në X, duke thënë se helikopteri është rrëzuar pran 59th street, në anën lindore të qytetit.
“Të mbijetuarit janë dërguar në spital për trajtim”, bëri të ditur ai.
Lidhur me aksidentin, Kompania REACH air Medical Services, e cila operon helikopterin, ka konfirmuar incidentin dhe ka thënë se po punohet për të mbledhur detajet në lidhje me gjendjen e ekuipazhit.
“Jemi duke përcaktuar detajet e situatës, si dhe gjendjen e ekuipazhit, të cilët u transportuan në spitalet e zonës,” thuhet në deklaratën e REACH, cituar nga Reuters.
