Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.

Komanda Qendrore e SHBA-ve bën me dije se incidenti nuk ka lidhje me përplasjet e krijuara në rajon, ndërkohë që po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, për pesë ushtarët që ndodheshin në bord.

Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore miqësore gjatë Operacionit Epic Fury dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Ndërkohë, Forcat iraniane dhe milicia irakiane “Rezistenca Islamike në Irak” morën përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, duke pretenduar se avioni u godit nga një raketë antiajrore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb