Zëdhënësi i Forcave Detare të Ukrainës, Dmytro Pletenchuk, njoftoi në ‘Facebook’ se një helikopter rus – Ka-27 – u rrëzua në Krimenë e pushtuar, siç raporton Ukrainska Pravda.

Pletenchuk nuk dha detaje të mëtejshme, të tilla si arma e përdorur apo vendndodhjen e saktë të operacionit.

Më parë, ministria ruse e Mbrojtjes kishte njoftuar se një nga helikopterët e saj ushtarak – një Mi-24 – u rrëzua mëngjesin e sotëm në brigjet perëndimore të Krimesë, ndërsa citoi se mund të ishte për shkak të një dështimi mekanik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb