Tre oficerë u vranë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në qytetin lindor të Kubanit, Santiago, njoftoi Ministria e Forcave të Armatosura (Minfar).

Helikopteri u rrëzua në një aeroport në qytetin e dytë më të populluar të vendit që ndodhet rreth 860 km në lindje të Havanës, tha Minfar në një deklaratë, duke shtuar se tre nga anëtarët e ekuipazhit të tij u vranë.

“Aktualisht, një komitet i Forcave të Armatosura Revolucionare po heton shkakun e aksidentit”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb