Qeveria e sllovakisë është rrëzuar pas humbjes së një mocioni mosbesimi në parlament. Sipas mediave vendase, qeveria konservatore-populiste e kryeministrit Eduard Heger u rrëzua sot pasi 78 nga 150 deputetë në total, votuan në favor të një mocioni mosbesimi nga Partia Liberale e Lirisë dhe Solidaritetit (SaS).
Deri në fillim të shtatorit, vetë SAS ishte ende anëtare e koalicionit qeverisës të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s.
Gjithçka tani varet kryesisht nga presidentja Zuzana Caputova dhe është ajo që mund të udhëzojë përkohësisht qeverinë e rënë që të vazhdojë punën e saj deri sa të formohet një koalicion i ri, por mund të krijojë edhe një qeveri teknike.
Megjithatë, opozita dhe partitë e koalicionit kanë treguar se do të preferonin zgjedhje të parakohshme.
