Dy persona janë vënë në pranga, pasi kanë sulmuar një person tjetër duke e goditur me shufra hekuri, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50 në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dëmtuari, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Të dyshuarit, pas intervistimit nga autoritetet, janë ndaluar me vendim të prokurorit kompetent.
(Balkanweb)
