TIRANË-Një 79-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se Avdyl Canalia, përveç veprën penale ‘dhunë në familje’ do të akuzohet edhe për ‘Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’, pasi iu gjetën municione në banesë.

NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5, më datë 14.09.2017, arrestuan shtetasin :
– Avdyl Canalia, 79 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi nga shërbimet e policisë është marrë njoftim se ky shtetas ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj anëtarëve të familjes.

kallash e fisheke tirane (2)

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Armë zjarri model 56
– 105 fishekë model 56
– 60 copë kapsola
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb