Në një takim elektoral të mbajtur në Rrilë, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, u shpreh se mbështetja e qytetarëve është dëshmi e qartë e besimit dhe energjisë që PD sjell për një të ardhme më të mirë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se PD ofron zgjidhje konkrete për shtresat në nevojë dhe se ngjarjet e fundit kriminale, si ajo në Laç, tregojnë urgjencën për ndryshim. “Me 11 maj i japim fund rilindjes së dështuar dhe ndërtojmë një Shqipëri të drejtë, të ndershme dhe të fortë,” deklaroi ai.

Postimi i drejtuesit politik të PD-së në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj:

Rrila voton PD ✌️

Të dashur miq, jemi këtu për një mision të madh: të sjellim ndryshimin që Shqipëria meriton! Prania juaj është prova më e fortë se Partia Demokratike ka besimin, energjinë dhe njerëzit e duhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Ne nuk ofrojmë premtime pa bazë, ofrojmë zgjidhje reale për pensionistët, arsimtarët, mjekët dhe çdo qytetar që është ndjerë i harruar.

Ngjarja kriminale sot në Laç, me pesë të plagosur, është alarm për të gjithë: krimi dhe pasiguria po mbysin vendin. Është koha për t’i thënë ndal rilindjes së dështuar!

Bashkë ndërtojmë një Lezhë të ndershme, një Shqipëri të drejtë dhe të fortë!

Me 11 Maj, e bëjmë Lezhën dhe Shqipërinë Madhështore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb