Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se kanë fituar shumë, e duke renditur “betejat” e fitura prej tyre.

Rama u shpreh se opozita mblidhet si “qindra Romeo të dëshpëruar” për një “Zhuljetë”.

Edi Rama: Ju fituat se për muaj me radhë thatë që Amerika do më bënte gjyqin për t’ju kthyer ju në karriget ku nuk do ktheheni kurrë po nuk dolët poshtë karrigeve ku qendrojnë hijerëndë të ndenjurat e stërgjyshit tuaj.
Fituat kur festuar marrjen e Maduros, dhe u thatë shqiptarëve se ishte provë gjenerale për marrjen e Ramaduros nga Kryeministria, ajo zyrë që e keni fiksim 12 vjet dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme. Sot do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj kurrë ushtrinë amerikane ti bashkohet protestës tuaj se do të dorëzohem vetë paqësisht në duart e autoriteteve amerikane që do më marrin me makinë e do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë që të jem pjesë e Bordit të Paqes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb