Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për shtyp me homologun britanik Keir Starmer, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të BE që mbahet nesër. Kjo është vizita e parë në vendin tonë nga një kryeministër i Britanisë së Madhe.
Rama foli për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, duke mos kursyer as batutat sa i takon asaj që përkthehet në vlerë financiare nga aspekti tregtar mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Shkëmbimet mes dy vendeve, tha Rama, nuk arrijnë as sa buxheti i ekipit anglez të futbollit, Crystal Palace, ndërsa inkurajoi rritjen e volumit tregtar.
Edi Rama: Kemi një rritje të shkëmbimeve tregtare krahasuar me më parë rreth 27 për qind por shuma e përgjithshme është më pak se buxheti i skuadrës së Crystal Palace (skuadër futbolli).
E mira është të rritet më shumë.
(BalkanWeb)
