Teksa vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, prurjet në Kaskadën e Drinit kanë qenë të mëdha.
Kjo ka bërë që të nisin shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
Ka qenë vetë Rama që ka postuar një video në rrjetin social ‘Facebook’, ndërsa shtoi se shkarkimet po monitorohen dhe menaxhohen nga specialistë të hidrocentraleve.
“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve🤝
Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.”, shkruan Rama.
