Disa avionë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara u panë duke fluturuar të hënën mbi ujërat e Karaibeve, në zonën mes bregdetit të Venezuelës dhe ishullit të Kuraçaos, distanca mes të cilëve është rreth 65 kilometra. Lëvizjet u identifikuan përmes platformës së njohur të ndjekjes së fluturimeve, FlightRadar24, raportoi agjencia spanjolle Efe.

Sipas të dhënave të publikuara, mbi zonë kanë kaluar të paktën një bombardues strategjik B-52, dy avionë luftarakë F/A-18 dhe një aeroplan E-2, i specializuar në paralajmërimin e hershëm dhe kontrollin e operacioneve ajrore.

Ky aktivitet i shtuar ushtarak vjen në të njëjtën kohë me një sërë anulimesh të fluturimeve komerciale drejt dhe nga Venezuela. Kjo pasi Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) u bëri thirrje linjave ajrore që të tregojnë “kujdes ekstrem” gjatë fluturimeve mbi territorin venezuelian. Që nga paralajmërimi i së shtunës, të paktën 22 fluturime që niseshin nga Karakasi janë anuluar.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb