Në Kosovë janë shënuar edhe tre viktima nga koronavirusi i ri.

Në njoftimin e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i viktimave nga koronavirusi qëndron në 82, nga 79 sa ka qenë një ditë më parë.

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirusin ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 3.886.

Raste aktive janë 1.801.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Të martën janë shëruar edhe 57 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2.003.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb