Një dron izraelit që operonte mbi Libanin jugor është rrëzuar nga një raketë tokë-ajër, sipas informacioneve të dhëna nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

IDF ka konfirmuar se aeroplani po operonte në hapësirën ajrore libaneze. Grupi militant i Libanit, Hezbollah, që mbështetet nga Irani, dha një deklaratë për këtë incident. Ata thanë se kanë kryer sulm kundër dronit izraelit, në mbështetje të popullit të palëkundur palestinez në zonën e Rripit të Gazës.

IDF tha më vonë se dy dronë të tjerë kishin kaluar gjithashtu në Izraelin verior nga Libani. Bëhet me dije se dronët kanë rënë në verkun e rajonit të Golanit dhe kanë shkaktuar zjarr në zonën e Moshav Sha’ia, por se më pas është shuar.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shtuar kohët e fundit sulmet ndërkufitare pas muajsh luftime me intensitet të ulët, duke bërë që ushtria izraelite të paralajmërojë se është gati që të nisë një sulm në shkallë të gjerë në kufirin verior. IDF ka theksuar gjithashtu se janë identifikuar lëshime të shumta antitank në disa zona në Izraelin verior.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb