Katër sulme nga peshkaqenë janë regjistruar brenda vetëm 48 orëve në Australi, duke shkaktuar shqetësim te pushuesit dhe komunitetet bregdetare, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga surferët.

Incidenti i katërt ndodhi në brigjet e Parkut Kombëtar Limeburners Creek, në Uellsin e Ri Jugor, ku një surfist 39-vjeçar u sulmua nga një peshkaqen dhe u transportua me urgjencë në spital. Autoritetet shëndetësore lokale njoftuan se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme, duke pësuar lëndime të lehta.

Sipas Policisë së Uellsit të Ri Jugor, burri po bënte surf kur peshkaqeni i rrëmbeu dërrasën, duke i shkaktuar një plagë në gjoks. Ai mori ndihmën e parë fillestare në një spital lokal.

Drejtori ekzekutiv i organizatës Surf Life Saving NSW, Steven Pearce, deklaroi për ABC se surfisti i shpëtoi për pak një tragjedie më të rëndë. “Ai ka shpëtuar pa lëndime serioze dhe po shërohet me vetëm prerje dhe gërvishtje të lehta,” u shpreh Pearce, duke paralajmëruar publikun:
“Nëse dikush po mendon të dalë në valë këtë mëngjes, përgjatë plazheve veriore, le të mendojë edhe një herë.”. Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë aktiviteteve në det.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: