Numri i të vdekurve nga sulmi rus mbi një ndërtesë apartamentesh në qytetin Dnieper është rritur në tre persona, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në rrënoja.
Lajmin e konfirmoi kryetari i bashkisë, Borys Filatov, i cili, sipas mediave ukrainase, deklaroi: “Fatkeqësisht, numri i viktimave do të vazhdojë të rritet derisa të përfundojnë operacionet e shpëtimit. Tre persona kanë vdekur tashmë dhe nuk po gjejnë dot një tjetër.”.
Sipas autoriteteve lokale, 11 persona janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, ndërsa disa banorë të tjerë vazhdojnë të raportohen të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen nën kushte të vështira, për shkak të dëmtimeve të mëdha në strukturën e godinës pas sulmit.
