Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë në rritje. Autoritetet në Tajvan së fundmi ka bërë me dije se dy raketa kineze janë lëshuar pranë ishujve Matsu.

“Dy raketa u lëshuan nga Kina pranë ishujve Matsu të Tajvanit, të cilat shtrihen në brigjet e Kinës”, njoftuan zyrtarët.

The Guardian shkruan se sipas një raporti të publikua nga Tajvani, raketat janë drejtuar në zonat  #2 dhe #3 të stërvitjes të njoftuara më herët nga Kina .

Sakaq Reuters raporton se, në një tjetër shenjë të rritjes së tensioneve, ministria e jashtme e Kinës ka konfirmuar se Wang ka anuluar një takim të planifikuar dypalësh me homologun e tij japonez, Yoshimasa Hayashi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: