Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) bën të ditur se 272 pacientë janë të shtrirë në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus, ku 196 prej tyre janë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, 194 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërkaq nëntë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sa i përket klinikave të Qendrës Klinike Universitare, në Klinikën Infektive është numri më i madh i pacientëve që po marrin trajtim, përkatësisht 72 pacientë, pasuar nga ajo e Pulmologjisë ku po trjaohen 37 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 120 pacientë me koronavirus. Spitali i Gjakovës ka numrin më të madh të pacientëve apo 53 pacientë, pasuar nga ai i Gjilanit me 29 pacientë të shtrirë. Të premten, më 13 gusht, Kosova shënoi 1.128 raste të reja me COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 113.781 raste me koronavirus, prej tyre 2.279 pacientë kanë vdekur dhe 106.009 janë shëruar. Raste aktive janë 5.493.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: