Dyzet e shtatë persona u vranë në sulmet ajrore ruse në një lagje banimi të qytetit Chernihiv të enjten, thanë autoritetet rajonale.

Puna e shpëtimit duhej të pezullohej të enjten për shkak të granatimeve të rënda, sipas shërbimeve lokale të emergjencës.

Gjithsej 148 persona, kryesisht civilë, kanë vdekur që nga fillimi i armiqësive në rajon, shtojnë autoritetet lokale.

Qyteti me 300,000 banorë ndodhet në veri të vendit, afër kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb