Rritet numri i urgjencave në dy spitalet covid në vendin tonë, në 24 orët e fundit. Në një raportim live për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj bëri me dije se më shumë se 20 urgjenca janë paraqitur në Infektiv dhe te COVID3.

Sipas Skëndajt aktualisht në të dy këto spitale janë shtruar 205 pacientë, ndërsa kapaciteti në total i shtretërve është 250, ndërsa shtoi se nëse vijohet më këto ritme për një javë nuk do të ketë më asnjë vend të lirë. Po ashtu mësohet se edhe dy gra të tjera shtatzëna janë shtruar në spitalet covid, pas komplikacioneve që kanë shfaqur, ndërsa bëhet e ditur se kjo kategori po rrezikohet shumë.

Skëndaj raporton se mes të shtruarve ka edhe persona të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave coronavax dhe Pfizer.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb