Presidenti i Ukraines, Volodymyr Zelensky, premtoi të hakmerret me më shumë sulme brenda territorit rus tesa viktimat civile po shtohen ndërsa Rusia vazhdon ofensivën e saj në Ukrainën lindore, duke pretenduar se ka kapur edhe dy fshatra të tjera, ndërkohë që
Zelensky e pranoi se kishte luftime të ashpra përgjatë vijave të frontit në rajonet lindore të Ukrainës, por foli gjithashtu për “veprime të suksesshme të njësive ukrainase” në rajonin e trazuar të Sumyt dhe tha se forcat e tij po “eliminojnë pushtuesit në zonat kufitare”. Zelensky gjithashtu tha se pika kryesore e sulmeve ruse mbetej afër qendrës së rëndësishme logjistike të Pokrovskut, një qytet me një popullsi para luftës prej më shumë se 60.000 banorësh, por që tani është kryesisht në rrënoja nga sulmet ajrore ruse.

Në adresimin e tij të natës me video, Zelensky tha se komandanti ushtarak ukrainas, Oleksandr Syrskiy, e kishte identifikuar Pokrovskun si një zonë që kërkon “vëmendje të veçantë” për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke shfaqur zhgënjimin e tij për refuzimin e udhëheqësit rus, Vladimir Putin, për të rënë dakord për një armëpushim, në mes të korrikut kërcënoi se do të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës nëse nuk arrihet një marrëveshje me Kievin deri në fillim të shtatorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb