Deputeti demokrat, Edmond Spaho është ndalur gjatë fjalës së tij në Kuvend te rritja e çmimeve. Ai thotë se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e një qeverie të pa përgjegjshme, ndërsa shton se duhet marrë masa për të parandaluar këtë krizë.

Sipas Spaho, një nga masat më imediate duhet të ishte heqja e akcizës mbi naftën, praktikë kjo e ndjekur edhe nga vendet e tjera në Rajon.

“E kuptoj shumë mirë shqetësimin e mazhorancës dhe arrogancës që sillet. Është shumëfish më pak me arrogancën që sillen me qytetarët. Ministrja e Energjetikes këshillon qytetarët të mos blenë bukë me makinë. Rama thotë që çmimi është rritur dhe do të rriten e thotë që nuk do të ulen taksat. Qershia mbi tortë është kur një tjetër ministre thotë e kam për detyrë për të lëvizur me makinë, ndërsa thotë ju ikni në këmbë se i bën mirë mjedisit dhe shëndetit. Këto janë këshillat tuaja. Më vjen turp për ata që protestojmë thotë kryeministri. Trup i themi ne kryeministrit sepse në Ukrainë ka luftë dhe nuk rriten çmimet.

Turp ti vijë Vuçiçit sepse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe kryeministri e mbron e thotë që jemi të unifikuar si Ballkan Perëndimor. Turp t’i vijë kryeministrit që mashtron qytetarët me gjoja faturat e energjisë që paguhen në Itali. Shqiptarët kanë fituar në Irak, Afganistan, kanë mirëpritur refugjatë pa ndihmë. Ne nuk protestojmë kundër Ukrainës. Ai që i ka shkruar kryeministrit nga Brukseli ta mbajë për vete nëse është e vërtetë. Shqiptarët gjithmonë kanë parë nga Perëndimi. Përse protestojnë shqiptarët? Sepse janë vendi me rroga të ulëta dhe e vetmja alternativë është emigracioni. Protestojnë sepse qeveria nuk është në krah të tyre, por monopoleve.

Monopolet drejtojnë Shqipërinë sot. Çmimet janë ngritur e do të ngrihen. Nga 2010 janë shtuar dhe 300 lekë taksa. Në nëntor 2021, fuçia ishte me 100 dollar, çmimi ishte 180 lekë për litër. Sot e keni çmimin 100 dollar për fuçi po sa ishte çmimi për litër këtu? Bëni llogaritë. Pse në Shqipëri importohen më pak naftë se në Kosovë që është më e vogël, sepse futet kontrabandë, përzihet nafta. Pse nuk protestohet në vendet e tjera? Sepse ka qeveri të përgjegjshme. Kroacia hoqi akcizën mbi naftën, Maqedonia e uli me 10 cent çmimin e naftës. Greqia ka paraqitur një paketë për të mbrojtur qytetarët dhe fermerët. Polonia uli 40% naftën mbi karburantet. Po qeveria shqiptare? Jo, ajo nuk i ul. Masat janë propagandistike. Mbështetja për fermerët është gënjeshtër. Leje më kur ofroni masat për uljen e tatimeve mbi taksat, për pagën minimale që ofron qeveria. Edhe ajo që thoni për energjinë e keni në buxhet të parashikuar. 20% e energjisë elektrike shpërdorohet nga korrupsioni. E shisni me gjysmë çmimi dhe e blen me 3 fish, 4 fish. Duhet hequr akciza nga karburanti”, tha Spaho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb