Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se rritja e çmimit të naftës ka një impakt të madh në xhepat e familjeve shqiptare.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se do të dorëzojnë në Parlament amendamente e ligje lidhur me këtë çështje dhe se gjithashtu do të kërkojnë hetim për Autoritetin e Konkurrencës të cilin e akuzon, ‘si të zhytur në naftë’.
“Konflikti në Lindjen e Mesme solli njësoj si COVID krizën. Por Lindja e Mesme është rajon më ndikim madhor në energjinë e botës. Ndërhyrja është një emergjencë. Edhe akcizën e ka të lidhur me inflacionin. Nafta qëndron si ndëshkim për pensionistët, por edhe për shqiptarët në përgjithësi. Ne në parlament do dorëzojmë amendamente e ligje dhe do kërkojmë hetim për Autoritetin e Konkurrencës që është i zhytur në naftë.
Pjesë nga fjala e Berishës;
Pasojat janë shumë të rënda.
Për herë të parë, ekonomia shqiptare është minorancë në kontributin e rritjes ekonomike.
Nuk i detyrohet e gjitha naftës, por nafta ka rolin e saj të pazëvendësueshëm.
Bujqësia shqiptare është në recesion.
Industria në Shqipëri është në recesion.
Kurse, Edi Rama mendon se këto do i kapërcejë me mashtrime.
Ka dy javë që merret me naftën dhe mashtron, flet përçart, u thotë qytetarëve të kundërtat e asaj që janë, në një kohë kur ne për makinën paguajmë pothuajse sa Kosova veças, kurse ai mashtron pa i skuqur që ne ato i marrim tek nafta.
Nuk është e vërtetë.
Situatë e vështirë.
Konflikti në Lindjen e Mesme solli njëlloj si Covid-i, krizën. Sa do vazhdojë? Askush nuk mund ta përcaktojë, por Lindja e Mesme është rajoni me ndikim madhor në energjinë e botës, kjo është e sigurt, çka do të thotë se rritja e çmimit të energjisë do mbetet edhe për një kohë të pacaktuar.
Ndaj dhe ndërhyrja është një emergjencë.
Dhe nuk e zgjidh, imagjinoni edhe akcizën e ka të lidhur me inflacionin. E indekson me inflacionin.
Pra, PD qëndron e vendosur në hapin e parë përgjysmimin e ngarkesës fiskale.
Ne duhet të zbresim tek ngarkesa fiskale, të cilat garantojnë çmime të përafërta, por më të ulëta se sa në vendet e tjera përreth që nuk kanë një litër naftë dhe që nuk paguajnë transportin nga Durrësi në Prishtinë apo nga Durrësi në Tetovë.
Nafta pra qëndron si ndëshkim me taksat e saj mbi pensionistët në tërësi, mbi të gjithë qytetarët me rritjen e çmimeve të konsumit.
Është një problem madhor kështu që ne në parlament do dorëzojmë amendamente dhe ligje, sikundër do kërkojmë një hetim për autoritetin e konkurrencës, i cili është i zhytur në naftë.
