Ministrja Ibrahimaj iu përgjigj sot interesit të gazetarëve lidhur me rritjen e cmimit të hidrokarbureve në vend. Ajo tha se priten që çmimet të reduktohen pas 6 muajve të parë të këtij viti ndërsa përcaktimi i çmimit të naftës bazohet tek bursa, ndaj vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të luhatjes së çmimeve.

“Rritja e çmimit të naftës dhe i gjithë produkteve të energjisë kanë qenë subjekt i rritjeve prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri por edhe rajon dhe Europë. Janë të ndikuara nga cmimet në bursat ndërkombëtare, dhe ne jemi në monitorim të këtyre cmimeve, me qëllim që të bëjmë të gjithë analizat e mundshme dhe të bëjmë të gjithë ndërhyrjet që mund të bëhem.

Megjithatë dua të them që ne nuk operojmë në ekonomi tregu të lire dhe nuk mund të ndërhyjmë në cmime, mund të ndërmarrim politika të tjera mbrojtëse, sipas të gjithë parashikimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, priten që këto çmime të reduktohen pas 6 mujorit të parë të këtij viti.

Pra, rritja e cmimeve do të jetë kalimtare, dhe jo e qëndrueshme, me gjasë nuk do ketë nevojë për ndërhyrje në politika, megjithatë ne jemi të kujdesshëm dhe në monitorim të vazhdueshëm të cmimeve.” u shpreh Ibrahimaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: