TIRANË- PD i rikthehet protestave kundër rritjes së çmimit të ujit në Tiranë. Qindra anëtarë dhe simpatizantë të PD kanë nisur protestën para bashkisë së Tiranës që prej disa minutash dhe vijojnë ende me parulla dhe pankarta të ndryshme. Ata kanë hedhur edhe disa bidona bosh në shenjë protestë kundër vendimit të bashkisë për rritjen e cmimit të ujit.

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk morën pjesë në votimin që i dha “ok” rritjes së tarifave të ujit në kryeqytet dy ditë më parë, por të mbështetur edhe nga qytetarët protestuan përpara Bashkisë.

Më herët në shkresën e lejes që PD-ja i dërgon policisë, thuhet se do të marrin pjesë 1 mijë protestues.

partia-demokratike-proteste
Sipas projektit fillestar të propozuar nga Bashkia, parashikohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 ujë. Kjo rritje sipas Bashkisë së Tiranës, bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme të garantohet furnizimi 24 orë me ujë në kryeqytet. Enti Rregullator i Ujit bëri me dije se do të vendosë në muajin shtator mbi aplikimin e bërë nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë për rritjen e çmimit të ujit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: