Pekini u këshilloi qytetarëve kinezë që ndodhen aktualisht në Iran të forcojnë masat e sigurisë dhe të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se një ka një rritje të ndjeshme të rreziqeve të sigurisë së jashtme, ndërsa vendi përballet me kërcënime të përsëritura sulmi nga Shtetet e Bashkuara.
“Në dritën e situatës aktuale të sigurisë në Iran, ministria e Jashtme kineze dhe ambasadat e konsullatat kineze në Iran u kujtojnë qytetarëve kinezë që të shmangin udhëtimet në Iran për momentin”, shtoi Pekini.
