Kryeminstri Edi Rama, bëri të qartë përpara pensionistëve se rritja e pensioneve dhe shpërblimi i fundvitit janë dy gjëra të ndryshme.
“Është thënë që vitin e ardhshëm që ne do të shpërndajmë në muaj bonusin e vitit të ri. Kjo është e pavërtetë. Bonusi i fundvitit do të jepet ekzaktësisht sicc është dhënë vitin e shkaur. Duke filluar nga fillimi i muajit dhjetor është një bonus që i shkon pensionistëve për festat e fundvitit.
Vitin e ardhshëm do të fillojmë nga janari që të rrisim mbështetjen për pensionistët, dhe rritja e ccdo janari që vjen do të jetë dyfishi i janarit paraardhës.
Pra në janar të 2027 do të jetë dyfishi i 2026, në janar të 2028 trefishi i 2026. Për të arritur atë mbështetje që e kemi bërë publike dhe e kemi deklaruar përgjatë fushatës.”, tha Rama.
