TIRANË

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë dhe 6 nxënës kanë përfunduar në spital.

Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.

Gjithashtu  janë dërguar në spital, 6 prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb