Dy urdhër-arreste të firmosura nga Gjykata e Brescias dhe 24 masa sigurie, mes tyre 9 arrestime, kanë çuar në shkatërrimin e një trafiku të gjerë ndërkombëtar droge me qendër në provincën e Brescias. Hetimet e Guardia di Finanza zbuluan se bazat kryesore të aktivitetit ndodheshin në Rovato dhe Palazzolo.

Sipas mediat italiane, rrjeti kriminal ishte i kontrolluar nga klane shqiptare, të cilat menaxhonin importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin italian. Gjatë operacionit është sekuestruar dhe një shume e konsiderueshme parash, të lidhura me trafikun.

Hetimet zbuluan se kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina kishte origjinën nga Shqipëria. Në skemë janë identifikuar edhe shoferë autobusi, të cilët – pa dijeninë e tyre – transportonin pakot e drogës, ndërsa disa shoferë kamionësh rezultuan të përfshirë drejtpërdrejt dhe bashkëpunues me grupin kriminal.

Operacioni konsiderohet nga autoritetet italiane si një goditje e rëndësishme ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës dhe veprimtarisë së organizuar të klaneve shqiptare në rajon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: