Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, është bashkuar sot protestës para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ndërsa theksoi se tubimi i sotëm ishte vetëm paralajmërim.

Në një prononcim për gazetarin e News24 Mario Merhori profesori tha se nëse rrogat nuk rriten deri të 30%, do të ketë përshkallëzim, duke bojkotuar procesin mësimor.

“Kemi ardhur nga Universiteti Bujqësor. kemi ardhur për të plotësuar kërkesat tona. Kërkesat tona janë jetike. Kam qenë në kryesinë e grevës së Sindikatës edhe në 2004. Atëherë u arrit dyfishim i pagës. Pati kundërshti nga ana e qeverisë. S’ka pasur asnjë rritje page, asnjë indeksim me çmimet që janë rritur tani. U detyruam të hynim në këtë rrugë, duke dhënë paralajmërim, se më pas do të ndërpresim mësimin.”, tha profesori.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb