Situata në aksin Qafë Plloçë – Qukës, vijon të mbetet problematike. Në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka rrëshqitje masivi dherash/inertesh, ndërsa në shtratin e rrugës po vijon pastrimi.
Dhe në dalje të fshatit Udenisht drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale.
Raportohet se si pasojë e përmbytjeve, janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas si pasojë e rrëshqitje së dherave, po ashtu edhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gërryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te Verdovës.
Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet.
