Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy në Facebook, tha se nesër më 14 mars do të hapet Rruga e Arbrit.

Rama u shpreh se qeveria ka bërë detyrën, duke iu mundësuar dibranëve Rrugën e Arbrit. Ai shtoi se të tjerët përpara PS nuk bënë detyrën, por e çuan Shqipërinë në fund të pusit.

Edi Rama: Po, për të bërë detyrën jemi zgjedhur. Çfarë është kjo histori kështu, po detyrën pra kemi bërë, këtë detyrë. Por, ama sikur ta kishin bërë detyrën dhe të tjerët siç e bëjmë ne, Shqipëria do ishte larg.

Por të tjerët nuk bënë detyrën, por atë që nuk thuhet, kur morëm detyrën, Shqipëria ishte në fund të pusit. Rrugën e Arbrit, dibranët do ta kenë plumb pushke.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb