ELBASAN- Dhjetra banorë të fshatit Godolesh, pjesë e njësisë Administrative Labinot Fushë të mbështetur edhe nga deputeti i PD, Luciano Boci u grumbulluan në shenjë proteste përpara hyrjes së godinës së bashkisë së Elbasanit pasi sipas tyre pushteti vendor nuk po bën asnjë përpjekje për të rindërtuar rindërtojë segmentin e shkatërruar të rrugës që e lidh këtë fshat me qytetin. Kanë kaluar rreth katër muaj kur një segment i rrugës automobilistike që lidh Godoleshin me Elbasanin u dëmtua duke u bërë e pakalueshme.

Deputeti i PD, Luciano Boci e ka mbështetur protestën e banorëve të Godoleshit dhe e ka cilësuar mos rindërtimin e segmentit rrugor të shkatërruar vjeshtën e kaluar si një penalizim të pashoq që i bëhet një fshati që ka mbështetur historikisht të djathtën .

Një përfaqësi e protestuesve zhvilloi edhe një takim me nënkryetarin e kësaj bashkie gjatë të cilit ishte i pranishëm edhe deputeti Boci. Ai paralajmëroi masivizim të protestës së këtyre banorëve nëse zgjidhja do vonojë.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb