Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas Korës, u ndal në Pogradec, ku mes të tjerash përmendi rrugën e re që lidh këtë qytet me Tiranën dhe Korçën.

Rama e quajti rrugën hyrëse në Pogradec si më të bukurën në Shqipëri dhe kjo u arrit falë Qeverisë, pavarësisht vështirësive.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Në fakt, do ta nis nga aty ku Niko tha, që ne, 4 vite më parë, nga ky vend ku jemi sot, premtuam se do të ishte mandati i Pogradecit. E thamë këtë se kishte tërhequr krraba shumë andej nga Korça dhe, në fakt, ky ishte mandati i Pogradecit. Transformimi i këtij qyteti është në sy të të gjithëve, por dua ta them me plot gojën, që ky transformim nuk do të ishte pa Ilir Xhakollin. E mbani mend, besoj, se çfarë na ka bërë këneta, na i nxorri gjithë speciet aty te rruga dhe nuk donin që ne të shembnim të vjetrën për t’i hapur rrugë të resë.

Rruga hyrëse e Pogradecit është më e bukura panoramike në të gjithë Shqipërinë. Sot kanë mbetur vetëm një grusht fshatrash pa ujin e pijshëm. Në këtë rrugëtim drejt 11 majit, kemi takimin me historinë. Në Shqipëri ka pasur një moment të tillë në mars 1992, ku masivisht u votua PD, pavarësisht se nuk ishin me PD, pasi në zgjedhjet e ardhshme një pjesë e mirë nuk e votuan. Në atë kohë nuk panë as bufin që dilte në prehri i Partisë së Punës, por sepse ishte takim me historinë, për t’i hapur rrugë vendit drejt Europës.

Më 11 maj është një moment shumë i ngjashëm, kjo për të antarësuar vendin në BE. Prandaj, nuk ka shumë rëndësi nëse je apo jo me PS-në, duhet që edhe ai që është i lëkundur t’i bashkohen besës, për t’i dhënë Shqipërisë rrugën e duhur.

Nuk duhet që një votë për kuvendin, mes Shqipërisë me BE në Evropë dhe Shqipërisë me një politikan të lashtë dhe të dëshpëruar prapë në gropë. Të bëjnë jo atë prej forcës së zakonit drejt kënetës, ose ti bashkohen pesës.

Ti bashkohen që ti japin Shqipërisë fuqi që në negociatat me BE-në, kemi bërë përpjekje për rivendosjen e identitetit tonë evropian. Nga një vend dhe një emër shqiptarët që nuk e merrnin seriozisht kemi sot marrëdhënie ku ata na respektojnë dhe na vlerësojnë. Na kanë dhënë afat 3-vjeçar 2027-ën. BE është një shtëpi të pasurish dhe nuk e mbajnë derën hapur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb