Aksi kombëtar ‘Pushimi i Shoferit- Divjakë’, një nga arteriet rrugore më të rëndësishme në zonën e Divjakës, përgjatë gjithë gjatësisë së tij ka pësuar çarje dhe dëmtime të shumta. Ky aks që lidh mbi 15 fshatra të Divjakës me njëri-tjetrin, si edhe me Lushnjën e Fierin, shërben jo vetëm për lëvizjen e njerëzve, por edhe për transportin e prodhimeve bujqësore. Banorët pohojnë se prej një muaji firma kontraktore ka gërryer gropat e hapura në rrugë, por nuk i ka mbushur apo riasfaltuar, duke shkatuar dëme të shumta teknike në automjetet e tyre.

E rikonstruktuar rreth 15 vjet më parë, aksi nacional Pushimi i Shoferit- Divjake ka parë vetëm ndërhyrje të pjesshme, ndërkohë që rëndësia e saj është jetike për zhvillimin e zonës, si dhe për turizmin në Lagunën e Karavastasë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb