KORCE

Rrugë të shkatërruara dhe gropa të mbushura me ujë dhe baltë, kjo është pamja që të ofron rruga Maliq-Zvirinë në Bashkinë e Maliqit në rrethin e Korçës. Prej 7 vitesh ky segment rrugor vetëm 1.5 kilometër nuk ka njohur asnjë investim duke e vështirësuar edhe më shumë jetën e banoreve.

Një tjetër problem për banoret e fshatit Zvirine është tregtimi i prodhimeve bujqësore. Për shkak te degradimit të rrugës së fshatit, ata shprehen se kane te pamundur te nxjerrin produktet e tyre deri në rrugën kryesore.

Kryetari i fshatit Zvirine Berti Qeleshi pohon se ka berë disa kërkesa bashkisë për asfaltimin e kësaj rruge, por pa rezultat.

Qeleshi thotë se nëse gjendja mbetet e pandryshuar, banorët e fshatit kanë paralajmëruar se nuk do te  marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb