Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje të gjithë zërave kritikë qe vijnë nga opozita sa i takon projektit për rrugën Milot-Fier.

Përmes një mesazhi në “Twitter” Rama theksoi se nuk ka fjalë për gjuhën e turpshme që përdoret për këtë çështje.

“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin #TURP”, shkruan Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: