Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, në “Studio 24”, u shpreh se situata kritike me rrugët ditët e fundit në zonën e Juglindjes, ka shkaqe komplekse, por papërgjegjshmëria e zyrtarëve përgjegjës është mbi të gjitha.
Xhika nuk përjashtoi shkaqet natyrore që sipas tij, duke u ndërlidhur me punimet që po kryhen në këtë aks rrugor, gërmimet në shtratin e lumit, kanë ndikuar në dëmtimin e rrugëve.
Dashamir Xhika: faktorët janë kompleks, që nga natyrorë, mënyra e ndërhyrjes në projektin që po zbatohet në atë aks rrugor, nga gërmimet që mund të jenë bërë në shtratin e lumit. Por mbi të gjitha papërgjegjshmëria e zyrtarëve përgjegjës. Ne sot shohim drejtues institucionesh që kanë vënë kultin e individit duke bërë që zëri i specialistëve të vërtetë të mos dëgjohet. Madje ekspertiza e tyre manipulohet për interesa politike.
