Zv kryeministri Erion Brace ka publikuar disa fotografi të larjes së rrugëve në Shqipëri, duke thënë se pasi Europa na mësoi si të lajmë duart, tashmë po na mëson si të lajmë edhe rrugët.

Brace iu ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive që të dizinfektojnë sa më tepër ambientet publike.

Postimi i zv kryeministrit Erion Brace:

RRUGET E TROTUARET

LAHEN KESHTU!

Pasi mesuam me shume se kurre nga evropa e jo vetem se si lahen duart,

tani duhet te mesojme se si lahen rruget, trotuaret, stolat!

Shiko,

e cmoj pafund perpjekjen,

punen e kryetareve te bashkive per dizinfektimin e cdo ambjenti publik;

Por duhet edhe me shume!

RRUGET E TROTUARET DUHEN LARE KESHTU!

Ndalim qarkullimi e izolimi,

duhet te sherbeje pikerisht per kete.

KOMPANITE E KONTRAKTUARA PER PASTRIMIN E MBETJEVE TE LAJNE RRUGE E TROTUARE KESHTU!

Ti pergjigjen kesaj situate,

te bejne dhe ata dicka me shume!

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb