Pamjet që shihni vijnë nga Gjirokastra, ku qyteti përgjatë pasdites dhe natës u përball me përmbytje të frikshme nga reshjet masive të shiut.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja Brikena Metaj për BalkanWeb qytetarët kanë përveshur mëngët dhe kanë nisur pastrimin e dëmeve.

Bizneset kanë hapur qepenët dhe kanë nisur nga pastrimi i ujit dhe baltës që ka ‘pushtuar’ dyqanet, ndërkohë që rrugët janë ‘zaptuar’ nga inertet dhe gurët. Ndërkohë shumë makina kanë ngelur të bllokuara mes inerteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb