Franca do të përballet me Hollandën dhe Irlandën në fund të marsit, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2024. Pak më parë trajneri i “gjelave” Didier Deschamps ka bërë publike listën e të ftuarve.
Nuk mungon Olivier Giroud, i cili me eksperiencën e tij pritet t’i japë një dorë të madhe skuadrës. Pjesë të grumbulluarve do të jenë Kefren Turam dhe Marcus Thuram. Në mesfushë spikasine emra si Tchouameni apo Rabiot.
Sa i takon futbollistëve që s’do mund të kontribuojnë, kujtojmë që Lloris është larguar nga Kombëtarja. Franca do synojë që të sigurojë sa më shpejt të jetë e mundur kualifikimin në Europian.
LISTA
Portierë: Areola, Maignan, Samba.
Mbrojtës: U. Fofana, Teo Hernandez, Konate, Kunde, Pavard, Saliba, Upamecano.
Mesfushorë: J. Fofana, Rabiot, Tchuameni, K. Turam, Veretout.
Sulmues: Coman, Diabi, Giroud, Griezmann, Kolo Muani, Mbappe, M. Turam.
? ??? ?? ????? ????????́? !
La liste de ?????? ????????? pour le début des qualifications à l’Euro 2024, avec 3 nouveaux visages ???#FiersdetreBleus pic.twitter.com/Cq9gq9F011
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) March 16, 2023
(BalkanWeb)
