Gazetarja Klodiana Lala ka treguar me detaje si ka ndodhur pengmarrja e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj pak ditë më parë, që më pas zbuloi edhe grupin e vrasësve me pagesë. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala sqaroi se dy vëllezërit prej kohësh ishin duke vëzhguar lëvizjet e Rrumit, një personazh i njohur i botës së krimit.

Lala u shpreh se Rrumi e kishte kuptuar se po ndiqej nga dy vëllezërit, ndaj kishte urdhëruar një nga njerëzit e tij me te besuar, Agron Bejdolli për të kryer rrëmbimin.

“Ata ishin duke udhëtuar me një motor, papritur një automjet i ka ndjekur, i ka goditur nga pas. Ata ishin një një fshat që quhet Kocas dhe që njihet një fshat i kontrolluar nga Aleksandër Laho, ose Rrumi. Dihet që Rrumi është një personazh i fuqishëm në atë zonë. Që pas atentatit 1 nëntor 2019 kishte marrë masa shumë të rrepta ndaj jetës së tij.

Sipas versionit zyrtar të prokurorisë, dy vëllezërit Beqiraj kishin te paktën një javë që vëzhgonin ambientet ku qëndronte Laho. Mesa duket ai e ka kuptuar që vëllezërit ishin duke e vëzhguar. Në një moment, sipas prokurorisë ai ka urdhëruar njerëzit e tij të besuar, njëri prej tyre Agron Bejdolli, personazhi i cili e transportoi në spital në 2019.

Motoçikleta është goditur , njërin prej tyre e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në makinë, ndërkohë që vëllai tjetër ka mbetur i rrëzuar. Ai ka njoftuar policinë. Më pas është liruar nga personat, të cilët i kanë marrë edhe telefonin për të parë se me kë kishte komunikuar ai.

Në momentet kur ata janë shoqëruar dhe janë vënë para disa pikave kryesore që rrezikon të shkonin prapa hekurave ata kanë treguar. Ata kanë kërkuar garanci për familjet e tyre dhe më pas kanë treguar për ngjarjet, ku më e rënda është ajo e Don Boskos”, tha Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb