TIRANE- Tre kompozitorë të mëdhenj që kanë bërë histori në muzikën e krijimtarinë shqiptare janë pushuar nga puna nga RTSH. Bëhet fjalë për kompozitorët Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari.

Lajmin e bëri të ditur koordinatori i artit dhe kulturës në PD, Alfred Skënderi, i cili thotë se tre artistët janë pushuar nga puna pa asnjë lajmërim dhe në kundërshtim të hapur me ligjin, ndërkohë që sipas tij, nuk iu është dhënë asnjë mundësi alternative për të vazhduar kontributin e tyre.

Ndërkohë që sot, kompozitori i njohur Alfred Kaçinari ka vendosur të flasë për të vërtetën e këtij shkarkimi të turpshëm, ndërsa arsyeja që ai jep të lë pa fjalë.

“Kishim dëgjuar zëra dhe kërkuam vetë të shkojmë në zyrën e drejtorit. Aty na u komunikua më tej se, shkurtimi i vendeve të punës në RTSH na kapi edhe ne. Ne përjashtoheshim për shkak të rikonstruksionit të TVSH. Nuk kishim marrë asnjë paralajmërim më parë. Ndërsa sot në mëngjes, ajo që na u komunikua me siguri, ishte fakti që nuk do të gjendet asnjë hapësirë tjetër për ne të tre në RTSH”,- tha thënë Kaçinari në një prononcim për Bordo.

Ndërsa dy kompozitorët e tjerë nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb