Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, akuzoi Iranin se po përpiqet të përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni ndaj komunitetit ndërkombëtar, ndërsa u bëri thirrje aleatëve të SHBA-së të rrisin kontributin për mbrojtjen e transportit detar global.

“Është e qartë se Irani, ose të paktën një pjesë e tij, dëshiron të kontrollojë Ngushticën dhe ta përdorë atë si levë kundër botës. Shtetet e Bashkuara po bëjnë dhe do të vazhdojnë të bëjnë atë që është e nevojshme për të mbrojtur transportin detar global, por vendet e tjera duhet të fillojnë të bëjnë më shumë dhe të sigurojnë mjetet ose burimet financiare për të kontribuar në këtë barrë”, deklaroi Rubio.

Shefi i diplomacisë amerikane i bëri këto komente përpara nisjes së tij drejt Filipineve, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Ai theksoi se mbrojtja e një prej rrugëve më të rëndësishme të tregtisë botërore nuk duhet të mbetet vetëm përgjegjësi e Shteteve të Bashkuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb